Zbulohet arsenal armes ne kryeqytet | Lajme-News

Pamjet që shihni nuk i përkasin një depoje ushtarake, por arsenalit të armëve që u zbuluan këtë të shtunë në banesën e Sokol Xhurës një person i shpallur në kërkim pak ditë më parë nga policia. Armët ishin fshehur në një tunel të krijuar posaçërisht me mure në brendësi të ant-ndërmarrjes artistike “Migjeni“ në kryeqytet, një ndërtesë në përdorim e pronësi të familjes.

Sokol Xhura u shpall në kërkim në kuadër të operacionit ‘Kompleks’ për të cilin SPAK vijon hetimet. Nga një invetar i shpejtë policia thotë se bëhet fjalë për një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municioni me 50 automatikë, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper dragunov, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 pistoleta të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Më 1 Prill policia arrestoi 6 persona të përfshirë në të paktën 3 ngjarje kriminale. Në pranga ranë Paris Prenga, Bledar Deda , Flor Abazi dhe Bujar Jaupi, ndërsa në kërkim është shpallur Sokol Xhura, i cili është larguar jashtë vendit javë më pare dhe Akil Kulla. Më herët janë arrestuar edhe Ermond dhe Enver Jamaku. Në 18 baza të steering wheel policia zbuloi një tjetër arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme. Ishte dëshmia e vëllezërve Jamaku që zbardhi aktivitetin e këtij grupi kriminal.

Tv Klan

Sign up for “RTV KLAN” online for additional videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/

Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/

Follow Tvklan on Facebook: https://world wide web.facebook.com/tvklan/

Follow Tvklan on Instagram: https://world wide web.instagram.com/rtvklan/

Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

You May Also Like