Thirrja e fundit e Metes per qytetaret: Votoni, e domosdoshme per te ardhmen e vendit

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrjen e fundit qytetarëve që të dalin të votojnë. Ku na ndajnë më pak se 1 orë nga mbyllja e procesit të votimit, Meta tha se kjo është një ditë historike.

“Kam një mesazh për qytetarët, pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje që të tregojmë se e kemi kuptuar rëndësinë dhe fuqinë e votës sonë se vetëm barazia e votës na garanton barazinë e ligjit për veten dhe për fëmijët tanë. Kjo është ditë historike sepse jemi njohur si vend problematik për standardet e zgjedhjeve dhe kjo ka mbajtur peng çeljen e negociatave. Është e domosdoshme që kjo ditë të vazhdojë këtu derisa të mbyllet procesi i votimit. Të mos harrojmë se për votën e lirë janë martirizuar shumë njerëz. Kjo është domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj dhe unë besoj shumë që pjesëmarrja shumë e lartë në të gjithë vendin do të vijojë dhe besoj se edhe këtu në Vlorë pavarësisht prej vështirësive dhe problemeve që kanë patur emigrantët, përsëri mendoj që Vlora i ka mundësitë të vazhdojë të japë kontributin e saj.

Të shkojnë me qetësi drejt qendrave të votimit, të votojnë për atë që besojnë se është alternativa më e mirë. Për ne më e rëndësishme është bashkëjetesa demokratike se rezultati. Gjithë shqiptarët i kanë sytë tek Shqipëria sot.

Nuk mundet kurrë një qytetar nesër t’i kërkojë llogari parlamentit, deputetit që nuk e voton, t’i kërkojë llogari qeverisë që do të krijohet, Presidentit të ri që do të zgjidhet nga ky parlament. E drejta e llogaridhënies fillon tek vota dhe kjo është e domosdoshme që të gjithë ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Vlora ka qenë është dhe do të jetë edhe më shumë pas kësaj dite Vlora me të cilën krenohen të gjithë shqiptarët. Do të jetë Vlora që në një moment historik do të thotë fjalën e saj. Unë jam këtu për shkak të rëndësisë që ka integriteti i procesit. Ky është shesh që është i gjithë shqiptarëve. Prandaj zgjodha këtë shesh. Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja edhe unë jam optimist”, tha Meta. /tvklan.al

Sign up for “RTV KLAN” online for additional videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/

Follow Klan News on Facebook: https://world wide web.facebook.com/klannews

Follow @klannews on Instagram: https://world wide web.instagram.com/tvklannews/

#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

You May Also Like