Mediu: Rama ka shkaterruar shtetin |Lajme – News

Nga Kavaja ku vijoi fushatën elektorale, kreu i Partisë Republikane e njeherësh kandidati i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, kërkoi nga shqiptarët të bëhen bashkë në 25 Prill për ta larguar qeverinë aktuale. Sipas tij, me Edi Ramën në krye vendi ka bërë vetëm hapa pas.

“Shqiptarët kanë pasur marrëdhënie më të mira me Bashkimin Europian, por për fatin e keq, që nga 2013 e më mbrapa, Shqipëria ka ecur vetëm mbrapsht”.

Kryeministrin Rama e akuzoi se punon vetëm për interesat e tij dhe jo për qytetarët.

“Kemi një njeri që ka shkatërruar shtetin, ka shkatërruar ekonominë, ka shkatërruar marrëdhëniet tona më të mira me partnerët tanë, e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e problemit në Ballkan, në rrugën e trafikut të drogës”.

Për të bërë dallimin me qeverisjen e fundit, risolli në vemendje arritjet e demokratëve.

“2005 – 2013 ne kemi investuar në të gjithë territorin e Shqipërisë 11 mijë kilometra rrugë rurale dhe kombëtare. Po ashtu u dyfishuan pagat. Kemi pasur marrëdhëniet më të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kreu i Partisë Republikane u shpreh besimplotë se Kavaja do të japë kontributin e saj për fitoren e opozitës më 25 Prill.

Sign up for “RTV KLAN” online for additional videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/

Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/

Follow Tvklan on Facebook: https://world wide web.facebook.com/tvklan/

Follow Tvklan on Instagram: https://world wide web.instagram.com/rtvklan/

Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

You May Also Like